Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, përmes një bashkëbisedimi online me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ka treguar planet për jetën.
Stresi ka publikuar në Instastory një ‘Ask me a question’ ku ndjekësit i kanë dërguar pyetje dhe ai u është përgjigjur disa prej tyre.
Mes pyetjeve të shumta, reperi shqiptar është pyetur rreth planeve të tij për jetën, ndërsa ai është shprehur se dëshiron të bëhet prind.
Por, mesa duket kjo dëshirë nuk është në planet e afërta, pasi reperi ka thënë se do pak kohë, pasi duhet të gjej fillimisht partneren.
“Të bëhem prind, por do punë puna.. S’do gjejmë nuse në TikTok Live duke bërë lule lule like like avion avion luan luan”, thuhet në postimin e tij.
Kujtojmë se Stresi është në kërkim nga autoritetet e Kosovës, pas një sherri në një klub nate në fillim të këtij muaji, ku mbeti i lënduar TikTikeri i njohur, Medi Iseni.
Stresi ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarje, ndërsa ka refuzuar të vetëdorëzohet në polici.
Po ashtu, lidhur me ngjarjen u vu në pranga dhe kolegu i tij Noizy, i cili më pas u lirua nga qelia në këmbim një garancie të përcaktuar nga Gjykata.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co