Bota

FOTOLAJM/ Të gjithë të ngrysur, vetëm Netanyahu i buzëqeshur, dalin pamjet nga mbledhja e Kabinetit të Luftës së Izraelit

fotolajm te gjithe te ngrysur vetem netanyahu i buzeqeshur dalin pamjet nga mbledhja e kabinetit te luftes se izraelit

Pas sulmeve të mbrëmshme të Iranit, është mbledhur Kabineti i Luftës së Izraelit, ku po diskutohet në lidhej me kundërpërgjigjen ndaj sulmit.

Në pamje e siguruara nga skynews, duket se si të gjithë pjesëmarrësit janë të zymtë dhe të menduar dhe i vetmi që po buzëqesh është kryeministri Benjamin Netanyahu.
Ende nuk kanë dalë detaje në lidhje me atë që po diskutohet konkretisht mes zyrtarëve izraelitë, por referuar deklaratave të mëparshme, ka një unanimit mes ligjvënësve izraelitë mbi faktin se ky vend duhet të kundërpërgjigjet.

Hanoch Milwidsky, i cili është nënkryetar i parlamentit izraelit dhe një anëtar i Knesset-it nga Partia Likud e kryeministrit Netanyahu, i ka thënë BBC-së se ka unanimitet në qeverinë izraelite se duhet të ketë një përgjigje ndaj sulmit iranian.
“E dinim se një sulm i tillë do të ndodhte dhe jemi të lumtur që të paktën ky raund përfundoi me kaq. Askush në qeveri nuk thotë që ne nuk duhet të hakmerremi ndaj këtij akti. Absolutisht që ka një unanimitet ne këtë pikë. Askush që e ka mendjne në rregull nuk mendon se ne nuk do të hakmerremi pasi qindra raketa u hodhën në drejtimin tonë. Sigurisht që ne dëgjojmë, konsultohemi me të gjithë miqtë tanë në botë, por në fund fjala e fundit duhet të jetë e jona”, tha ai.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts