Këngëtarja shqiptare Baby G është bërë pjesë e platformës për të rritur “OnlyFans”, ku publikohen foto dhe video +18 dhe abonentët mund t’i shikojnë vetëm nëpërmjet pagesës.
Lajmi u dha vetë nga ish-konkurrentja e “Ferma Vip”, Baby G e cila zbuloi se do të pjesë platformës për të rritur.
“S’mund ta besoj as vetë. Po, e dëgjuat këtu së pari, Baby G hap OnlyFans, qartë e pastër. Besnikët e mi të anëtarësohen dhe le të përditësohemi së bashku”, shkroi ajo.
Baby G njihet për imazhet e saj provokuese dhe hot të cilat i ndan me ndjekësit në rrjetet sociale, ku nuk lë vend për imagjinatën.
Ndërkohë vite më parë është bërë edhe pjesë e skandaleve ku një foto e saj me reperin Fero, ku ky i fundit e prekte në pjesët intime u bë virale.
Nuk u mor vesh kurrë nëse dyshja ishin në një lidhje apo ç’po ndodhte mes tyre pasi ata nuk u prononcuan.
Ndërkohë lidhja e saj publike ka qenë me artistin Lim Hoti, romancë e 5 viteve më parë e cila zgjati shumë pak. Ajo shfaqej pranë partnerit të saj herë pas here, duke mos e fshehur në asnjë moment raportin e tyre. Çifti solli dhe një videoklip së bashku, me titull ‘Pretty Gangster’, por ndarja erdhi shumë shpejt.
Ndërsa këtë vit ishte edhe pjesë e “Ferma Vip” ku në dukje u vendos afrimiteti me aktorin Albano Bogdo dhe personazhin e TikTok, Denis Biba.
Këngëtarja Baby G, pasi u pa shumë e afërt dhe në momente intime me aktorin Albano Bogdo ku shkëmbyen edhe puthje, u hodfh në “krahët” e Dionis Bibës, ku ky i fundit ka tentuar edhe ta puthë.
Por gjithçka mes tyre mbeti miqësi dhe artistja deklaroi se i kishte shokë të dy.
OnlyFans është një platformë e mediave sociale, që lejon përdoruesit të postojnë përmbajtje të ndryshme intime dhe të paguhen nga ndjekësit e tyre, apo “fansat” përmes abonimeve në llogarinë e tyre ose “bakshisheve”.
U themelua nga CEO, Timothy Stokely, në vitin 2016 dhe ka rreth 30 milion përdorues të regjistruar, si dhe rreth 450.000 “content creators” (përdorues që krijojnë përmbajtje në platformë).