“Fotot ishin shtrembëruar, mi treguan pacientët”/ Mjekja e Onkologjikut ankohet sërish: S’e kam lexuar dosjen e Prokurorisë

fotot ishin shtremberuar mi treguan pacientet mjekja e onkologjikut ankohet serish se kam lexuar dosjen e prokurorise
fotot ishin shtremberuar mi treguan pacientet mjekja e onkologjikut ankohet serish se kam lexuar dosjen e prokurorise

Mjekja e Onkologjikut, Alketa Pere e pezulluar nga detyra dhe e marrë në hetim nga Prokuroria për skandalin me pacientët e sëmurë me kancer dhe ilaçet e spitalit publik që shiten te farmacitë private, është shprehur sërish e shqetësuar për fotot. Javën e kaluar, teksa hynte në Gjykatë, u ankua para gazetarëve se i kishin deformuar fotot.

Edhe sot në Top Story me Grida Dumën shprehu të njëjtin shqetësim. Ajo tha se fotot ishin shtrembëruar, ndërsa sqaroi se për këtë fakt ishte vënë në dijeni nga vetë pacientët e saj.

“Unë ditën që mora vesh nga OPGJ që u njoha me aktakuzën të nesërme shkoj se mungonte kolegu, kisha shumë fluks pacientësh dhe më vijnë nja dy më thonë që ke dalë në portale. Dhe më pas pash foton time të shtrembëruar edhe thash çfarë po ndodh. U shtrembërua fotoja ime, nga erdhën këto akuza nga buroi ky mllef. I kërkova falje gazetarit që i thash kush je ti, por s’është transmetuar.

Pasi dola nga gjykata mora vesh që isha pezulluar, unë vazhdoja punën ndërkohë që isha e pezulluar. Nuk kam lexuar asgjë nga dosja. Se kam hapur telefonin se çfarë kanë shkruar portalet, se jam marrë me gjëra të tjera. Do t’i shikoj në një moment të dytë lajmet. E vërteta do të dalë në sheh, nëse Alketa Pere ka publikun kundra, nuk e mendoj kurrë kështu”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →