Shpeshherë deputetët e Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste i lënë pas bindjet politike dhe zgjedhin që të shpenzojnë pak kohë së bashku. Megjithatë, jo gjithmonë ndodh kështu.
Ka edhe raste, ku ndasitë politike janë më të mëdha se raportet miqësore mes tyre. Dhe kjo foto është patjetër treguesi më i mirë për këtë. Xhemal Qefalia ka mbërritur në Parlament me kolegun e tij, Nasip Naço.
Dy deputetët e PS kanë shfrytëzuar ato pak metra për të biseduar me njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka qenë disa hapa para tyre. Por përshëndetja mes tyre ka munguar.
Të pashqetësuar nga prania e njëri-tjetrit, deputetët kanë vijuar të ecin pa i kthyer sytë nga rivali i tyre. Mziu vetëm dy hapa para kolegëve të tij ka preferuar që të vazhdojë rrugën qetësisht, duke preferuar që të mos i përshëndesë kolegët e tij me të cilët e ndanin pak metra.
Me gjasa socialistët tentojnë të shmangin kontaktet me deputetët që po hetohen nga SPAK! Kujtojmë që Xhelal Mziu është marrë rreth tre orë në pyetje në SPAK për kohën kur drejtonte Bashkinë e Kamzës.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co