Altin Dumani ishte të enjten në seancën plenare. Kreu i SPAK, Altin Dumani, u përball për mbi 4 orë me deputetët në Kuvendin e Shqipërisë për dosjet e bujshme të SPAK, duke sjellë raportin e 2023.
Teksa televizionet transmetonin fjalën e prokurorit, ato që nuk u panë ishin pamjet e mbërritjes së tij në Parlament.
Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë këtë moment, ku Dumani mbërrin me makinën e tij, deri tek shkallët e Parlamentit. Ashtu siç edhe duket, ai është i shoqëruar vetëm nga stafi i tij, si dhe nga truprojat, që e shoqërojnë deri në ambientet e brendshme.
Ajo që u vu re ishte fakti se asnjë nga politikanët që ishin aty pranë nuk u përshëndet me të. Nuk dihet nëse Dumani ka preferuar që të mos ketë asnjë kontakt me deputetët, që shpeshherë janë edhe subjekt i hetimeve të tij, apo këta të fundit i ‘druhen’ figurës së Dumanit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co