Ndonëse është prej kohësh një aktore e njohur, Laura Nezha ka preferuar të ruajë një profil disi më të ulët në publik. Daljet e saj kanë qenë të rralla, duke preferuar që të fokusohet vetëm tek karriera.
Është thuajse e pamundur që ta ndeshësh Laurën në të përditshmen në rrugët e Tiranës. Por paparaci ynë jo vetëm e ka gjetur, por ka mundur ta fotografojë bashkë me partnerin e saj. Në rrjetet sociale, aktorja e mban sekret historinë e gjatë të dashurisë, duke preferuar që mos t’ia publikojë portretin, ndonëse çifti është bashkë prej më shumë sesa 10 vitesh.
Në të përditshmen, ashtu edhe si mund të duket nga shkrepjet, çifti preferon të vishet sport dhe të shijojë gjërat e vogla. Pasi kanë ngrënë një akullore së bashku, dyshja duket se ngjitet në një motor. Për të gjithë ata që e njohin partnerin e Laurës, e dinë mirë pasionin që ai ka për motorët dhe makinat, ndaj edhe ky mjet nuk është aspak habi të shihet pranë çiftit.
Të dy bashkëjetojnë prej disa vitesh, por në rrjetet sociale, Laura nuk ka asnjë foto me të. Ashtu edhe si vetë aktorja ka shprehur, partneri i saj nuk dëshiron që të jetë pjesë e mediave.
“Ai nuk është pjesë e artit, profili i tij është tjetër gjë, ndaj edhe unë nuk kam dashur ta bëj publike marrëdhënien. Ai merret me biznes, nuk ka dëshira të jetë personazh publik dhe unë e respektoj këtë gjë. Është dëshirë e të dyve në fakt, nuk duam të jemi çift mediatik që përflitet.
Ne kemi një lidhje shumë të qetë, sot bëjmë 6 vite. Kanë dalë disa foto nga inaugurimi i Renatos ku ne u shfaqëm të dy bashkë. Ne nuk fshihemi nga asgjë, por nuk jetojmë bashkë. Kemi plane bashkë, por nuk e dimë kush do të jetë hapi i radhës. Unë nuk jam e variantit klasik, nuk e ëndërroj fustanin e bardhë, dasmat nuk më emocionojnë më. Dua gjërat private”, u shpreh aktorja.