Bota Kuriozitete Shqiperia

Fotot nga paparazzi/ Arbi Agalliu “kapet mat” përdore me partneren e tij, çifti tregon dëshirën për markat! Si deputeti mbajti të fshehtë lidhjen disavjeçare

fotot nga paparazzi arbi agalliu kapet mat perdore me partneren e tij cifti tregon deshiren per markat si deputeti mbajti te fshehte lidhjen disavjecare













































Në politikë pak e kemi dëgjuar të flasë, por për jetën private edhe më pak. E kemi fjalën për Arbi Agalliu, që hyri në Parlament si deputet i Partisë Demokratike, dhe tashmë po e mbyll si deputet i “Djathtas 1912”.

arbi agalliu

Në ato pak raste që e kemi parë, Arbi ka preferuar që të flasë vetëm për politikën, duke zgjedhur që ta mbajë jetën private sa më larg publikut. Të paktën kjo deri ditën e sotme, ku paparaci ynë ka mundur ta fotografojë për herë të parë në shoqërinë e partneres së tij.

Ashtu si mund të dallohet edhe në foto, çifti shfaqen të kapur përdore në rrugët e Bllokut. Biondja në krah të deputetin është edhe partnerja prej disa vitesh e tij, ndonëse në media ka preferuar që të mbajë një profil të ulët.

arbi agalliu 1

Çifti shihet i kombinuar mes tyre, ku të dy kanë zgjedhur që të veshin xhinse. E teksa Arbi preferon ngjyrat e mbyllura, duket se partnerja e tij ka zgjedhur të kuqen. Megjithatë, duke i hedhur një sy fotos, ajo që vëmë re është edhe fakti se çifti ka një preferencë për markat.

arbi agalliu 2

Të dy, në veshjet në këtë ditë të zakonshme, kanë zgjedhur diçka firmato. Por nuk mund të themi që si çift shkojnë shumë bashkë dhe ne mezi po presim që deputeti të flasë më shumë për këtë histori dashurie, apo të na zbulojë edhe identitetin e vajzës që i ka vjedhur zemrën.

arbi agalliu 3

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts