Bota Kuriozitete

Fotot nga paparazzi/ Çfarë po bisedojnë “fshehurazi” deputetët e PS në hyrje të Parlamentit

fotot nga paparazzi cfare po bisedojne fshehurazi deputetet e ps ne hyrje te parlamentit





































Miq dhe bashkëpunëtorë. Është thuajse e zakonshme që deputetët e Partisë Socialiste t’i shikosh së bashku edhe kur detyra nuk i bashkon. Shpesh herë kemi sjellë foto të tyre, ku miqësia që i bashkon, shpesh është edhe më e fortë sesa bashkëpunimi që kanë me njëri-tjetrin në politikë.

deputetet e ps diskutime fshehur

Herë në kafe, herë duke u përqafuar dhe thuajse gjithnjë duke u takuar gjithë përzemërsi. Është kjo pamja që shpesh herë na vinte nga Parlamenti, ku deputetët e PS janë së bashku. Por këtë herë, disa prej tyre kanë gjetur edhe vendin më të papërshtatshëm për të bërë një bisedë, gati-gati fshehurazi.

Teksa kanë qenë duke hyrë për tek seanca plenare, Bled Çuçi, Paulin Stërkaj dhe Delina Ibrahimaj kanë ndaluar pikërisht tek dera, për një bisedë intime që është bërë me zë shumë të ulët.

Duke bllokuar komplet hyrjen, tre deputetët duket se e kanë pasur me ngut për ta bërë këtë bisedë, duke improvizuar kështu edhe këtë vend takimi, aspak të përshtatshëm.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts