Deputetët e Partisë Demokratike muajt e fundit i kemi parë më të angazhuar se kurrë me aksionin që kanë ndërmarrë. Pas daljeve televizive, protestive kombëtare të organizuara, ata kanë vijuar me përplasjet e forta edhe në Parlament.
Shumë prej tyre, madje edhe janë denoncuar, apo thirrur në SPAK, në lidhje me incidentet e krijuara. Por duket se mes tyre, të gjitha këto ndodhi nuk kanë ndikuar aspak. Paparaci ynë ka mundur t’i fotografojë disa prej tyre, teksa shfaqen duke mbërritur në Parlament, me një buzëqeshje që nuk iu hiqet nga fytyra.
Një ndër to është edhe Elda Hoti, e cila ka qenë mjaft aktive në aksionin e opozitës. Ndonëse deputetja u thërrit edhe në SPAK, për shkak të lëndës që hodhi në ambientet e brendshme të Parlamentit, ajo shfaqet e pashqetësuar, duke shijuar një bisedë me kolegët dhe duke buzëqeshur, disi e relaksuar.