Për shumë kohë, Donald Veshaj ka qenë në qendër të vëmendjes. Që në kohën kur ai u bë pjesë e “Big Brother VIP 1”, jeta e aktorit ka qenë në qendër të vëmendjes, karriera gjithashtu. Por tashmë, kur kanë kaluar më shumë sesa 2 vjet, duket se gjithçka ka ndryshuar në jetën e Donaldit, por edhe në karrierën e tij.
Me gjithë famën që mori me vete, aktori sapo doli nga loja, i hyri muzikës dhe karrierës si moderator. Shumë shpejt ai u listua në artistët më të paguar të momentit, duke pasur një agjendë shumë të ngjeshur. Nga ana tjetër edhe formati “MË lër të flas” u shndërrua në të preferuarin e publikut, ku Donaldi bashkë me binjakun e tij, ishin mikpritësit e këtij formati.
Por mesa duket këto ditë tashmë i përkasin të shkuarës. Prej disa kohësh, Donaldi e ka mbyllur karrierën e tij televizive, duke mos pasur më formatin e tij, nga ana tjetër, eksperimenti në muzikë, zgjati edhe më pak. Megjithatë, jeta e tij vazhdoi këtë herë në biznes, me një studio arkitekture që ai ka hapur në zonën e ish-Bllokut. Dhe tashmë është kjo zona, ku lehtësisht mund ta hasësh në të përditshmen e tij.
E tillë ka qenë edhe kjo paradite, ku paparaci ynë e ka fotografuar Donaldin, në shoqërinë e një miku të tij, ku pas disa hapave, ulen në një nga kafenetë e zonës. I veshur si gjithnjë sportive, me xhinse të gjera dhe bluzë të bardhë, aktori dukej tërësisht komod edhe me sytë e kureshtarëve që e ndiqnin.
Ajo që na bëri përshtypje është pikërisht se këtë herë, ai kishte zgjedhur që të ishte pa Romeon. Shpesh herë, djemtë i ndeshim së bashku kudo, si në punë edhe në kohën e tyre të lirë. Por natyrisht që ka edhe raste si këto, ku angazhimet e ditës duhet ti kalojnë së bashku. Teksa ende Romeo ka ende hapësira në media si aktor, Donaldi, ka më shumë kohë për të shijuar ish- Bllokun, baret dhe një bisedë të mirë mes shokësh.