Fotot nga paparazzi/ Dy ish-ministrat hyjnë në Parlament me dorën në qafë

fotot nga paparazzi dy ish ministrat hyjne ne parlament me doren ne qafe








































Kemi parë shpesh sesi të enjten, që është edhe dita kur Parlamenti mblidhet, deputetët të kenë një moment më shumë sesa politik. Në ato pak minuta sa kanë kohë të lirë, përpara objektivit të aparatit tonë, zbulohen edhe miqësitë që ata kanë ndërtuar mes njëri-tjetrit.

eduard shalsi Edona Bilali12

Për këtë miqësi në radhët e Partisë Socialiste kemi folur shpesh, duke vënë në dukje edhe lidhjen e fortë që ata kanë, përveç bashkëpunimin politik. Këtë herë, ka qenë radha e dy ish-ministrave, që të shfaqen më të afërt sesa jemi mësuar t’i shikojmë.

eduard shalsi Edona Bilali

E kemi fjalën pikërisht për Eduard Shalsin dhe Edona Bilalin. Të dy, kanë diçka të përbashkët, kanë drejtuar ministrinë e Sipërmarrjes në kohë të ndryshme. Mesa duket edhe kjo është një arsye, që miqësia e tyre është edhe më e ngushtë.

Këtë javë, të dy kanë mbërritur në Parlament së bashku, ku Shalsi nuk ia hequr dorë nga qafa për asnjë moment koleges së tij. Të përqendruar në bisedë, dy ish-ministrat kanë parakaluar ashtu, me dorën në qafë, duke u përpjekur të shmangin kolegë të tjerë që ishin pranë tyre.

eduard shalsi Edona Bilali1

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →