Bota Kuriozitete Shqiperia

Fotot nga paparazzi/ Dy kolegët as nuk përshëndeten! Luan Baçi nuk kthen as sytë nga Dash Shehi













































E kemi përshkruar si një ndër deputetët më karizmatik. Një figurë e dashur, pavarësisht ngjyrimeve politike, Dash Shehi është ndër politikanë më jetëgjatë në vendin tonë.

luan baci dash shehi

Kryesisht, këto dekada që ka qenë në Parlament, ka preferuar që të bëjë miq dhe jo armiq, si shumë prej kolegëve të tij. Ndaj edhe kur pamë këtë shkrepje, na bëri jo pak përshtypje. Teksa Shehi ka qenë duke mbërritur në Parlament, është shkëmbyer me kolegun e tij nga Partia Demokratike, Luan Baçi.

luan baci dash shehi 1

Por teksa dy deputetët kanë qenë thuajse supë më supë, përshëndetja mes tyre duket se ka munguar. Asnjëri prej tyre nuk i ka ndaluar këmbët për një përshëndetje kortezie. Teksa Dashi i ka kthyer sytë dhe duket se po e shoqëron me sy, Baçi shfaqet me kokën drejtë, pa preferuar as ta vështrojë kolegun.

Ndoshta shkëputja e Shehit me LZHK nga Partia Demokratike është bërë shkak për këtë krisje raporti, ose ndoshta dy deputetët edhe më herët nuk kanë pasur një raport mes tyre.

luan baci dash shehi 2 luan baci dash shehi 3

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

Similar Posts