Nëse mendoni se mjekra është në modë vetëm për meshkujt që ndjekin trendet e momentit, e keni gabim. Përherë e më shumë po shikojmë që edhe politikanët po i ndjekin këto trende.
Vetëm se ndryshe nga meshkujt e famshëm, që shpesh etiketohen si etalon të modës, deputetët, sidomos ato të Partisë Socialiste, frymëzohen nga Rama. Tjetri në radhë që u shtohet këtyre burrave është edhe Arben Pëllumbi.
Deputeti i selisë rozë u shfaq këtë javë në Parlament me mjekrën e tij të rritur si shumë kolegë të tjerë.
Duhet thënë se kjo është hera e parë që shohim edhe Pëllumbin me këtë ndryshim look-u, duke iu bashkangjitur kështu shumë kolegëve të tjerë, që shpeshherë zgjedhin mjekrën për të ardhur me një ndryshim në look-un e tyre. Megjithatë, duhet thënë se edhe kjo pamje është mëse e pëlqyer.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co