Është shumë e lehtë të ndeshesh në rrugët e Tiranës me Klodiana Shalën. Kjo për faktin se atletja preferon që të përditshmen e saj ta ketë në këmbë, duke zgjedhur që t’i mbyllë të gjitha punët duke ecur.
Gjithnjë e veshur sportive dhe pa grim, Klodi duket përherë në top formë. E tillë ka qenë edhe pamja fundit e saj, e shkrepur nga paparaci ynë. E veshur me të zeza dhe një xhup të gjatë bezhë, ajo ka qenë duke kaluar rrugën kur është hasur përpara paparacit tonë. Por ndryshe nga personazhet e tjerë, sportistja, shfaqet tejet komode teksa pozon para aparatit.
Duke hapur duart, si për të treguar një shenjë dorëzimi, ajo ka ndaluar hapat për të realizuar vetë foton. Pa tabu nuk është vetëm kur shkrep fotot, por edhe në deklaratat që ajo jep në daljet televizive. Klodiana Shala ka rrëfyer se është single për shkak se ish të dashurit e kanë tradhtuar. Ajo tregoi se dëshiron që partneri të jetë xheloz e të vetëm pas saj duke e trajtuar si princeshë. Por deri tani atletja nuk ka gjetur akoma një mashkull të tillë.
“Unë vdes që i dashuri im të jetë xheloz dhe të jetë vetëm mbas meje e të më shikojë si princeshë. Ish-i im ka parë femra të tjera, dhe shëndet. Prandaj jam vetëm”,– tha Klodiana.
Gjithashtu, ajo tregoi se ishin femrat e tjera me të cilat e tradhtonte partneri që ia tregonin të vërtetën. Por Klodiana ka zgjedhur të shikojë jetën e saj duke mos reaguar ndaj këtyre tradhtive.
“E ke kapur me ndonjë tjetër?”– u pyet ajo. “Me thënë të drejtën më kanë kapur ato mua (qesh). Unë s’kam bërë gjë, them ec. Çfarë të bëj të rrah ndonjë”,- u shpreh Klodiana.
–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co