Fotot nga paparazzi/ Kush janë kryebashkiakët që “braktisën” qytetet e tyre për Tiranën!

fotot nga paparazzi kush jane kryebashkiaket qe braktisen qytetet e tyre per tiranen





































Personazhet në foto, jemi mësuar t’i shikojmë përherë në kontekstin politik, dhe kryesisht në qytetet që përfaqësojnë. Ndoshta shumë prej kalimtarëve të rastit nuk i njohin, por tre personazhet që kemi përzgjedhur, janë kryebashkiakë në qytetet e Shqipërisë. Të tre të angazhuar me detyrimet që i janë besuar nga qytetarët e tyre, këtë herë i kemi parë në zemër të Tiranës dhe shumë larg qyteteve të tyre.

erjon isai termet peci

E kemi fjalën pikërisht për kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçin, kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai dhe atë të Vlorës, Ermal Dredhën, që këtë herë, në kohë të ndryshme kanë përzgjedhur Tiranën.

termet peci

Paparaci ynë ka siguruar foto të tre figurave politike, ku duket se kryeqytetin e kanë të preferuarin e tyre, ndonëse janë përfaqësues të qyteteve të tjera. Konkretisht, Tërmet Peçi është një figurë që nuk i pëlqen shumë të jetë prezent në ekran, ndaj edhe ndoshta shumë prej publikut nuk e njeh si politikan. Ndoshta për këtë arsye ai e ka edhe më të lehtë që të shëtisë në zemër të ish -Bllokut, pa u shqetësuar për sytë e kureshtarëve.

termet peci2

I veshur sportiv, me atlete dhe tuta, kryebashkiaku u fotografua në zonën e ish-Bllokut, ku edhe ka qenë duke u futur në një nga dyqanet më luksoze të Tiranës. I shoqëruar nga një mik i tij, Peçi ka fikur cigaren, duke e hedhur në tokë, sapo është afruar hyrjes së dyqanit.

termet peci3

Nuk e dimë ende se çfarë ka zgjedhur për të blerë Tërmeti, por ajo që dimë me siguri është fakti se të tillë dyqan nuk ka në Tepelenë dhe ndoshta kjo është arsyeja pse ai i është dashur të udhëtojë deri në Tiranë. E nëse në Tiranë të paktë janë ata që e njohin, jemi të sigurt që në Tepelenë e njohin të gjithë, ndaj edhe veshjet luksoze që ka, apo edhe aksesorët, do të bien në sy menjëherë.

termet peci5 termet peci6 termet peci1 termet peci8 termet peci4

Përpara se të bëhej pjesë e politikës, Erion Isai ishte një aktor i dashur humori, ndaj edhe imazhi i tij sot është shumë i njohur. Megjithatë, duhet thënë se shumë gjëra kanë ndryshuar për Erionin që nga koha kur ishte aktor. Fillimisht pamja e kryebashkiakut, sot duket shumë më ndryshe se pak vite më parë. Ndonëse kohës që kalon, Isai duket ndjeshëm i përmirësuar në imazhin e tij.

erjon isai

E njëjta gjë vlen edhe për stilin, ku ai vijon të vijë casual në të përditshmen e tij. Paparaci ynë e ka fotografuar në zemër të ish-Bllokut, ku krejt i vetëm, kryebashkiaku i Kolonjës ka qenë shumë i përqendruar në telefonin e tij. Me një palë xhinse të ngushta dhe një xhaketë shumë trendy, Isai ka preferuar që këtë paradite ta kalojë në Tiranë.

erjon isai1

Nuk e dimë nëse ndonjë angazhim i tij personal, apo profesional e ka sjellë në Tiranë, por ajo që dimë me siguri është fakti se kryebashkiaku po e shijon kohën e tij në kryeqytet, përpara se të rikthehet në Kolonjë, ku edhe do të vijojë detyrën e tij si qytetari i parë i këtij qyteti.

erjon isai2 erjon isai3

Nuk mund të themi që nuk na habiti aspak kjo foto e Ermal Dredhës. Që të ndeshësh një kryebashkiak të një qyteti tjetër në Tiranë, nuk është dhe shumë çudi. Por kur ndesh me kryebashkiakun e Vlorës, që blen peshk në Tiranë, duket si një gjest paradoksal. Ermali është qytetari i parë i vendit bregdetar, që produktet e peshkut i ka gjithnjë me shije.

ermal dredha

Si një qytet i mirënjohur për kulinarinë, sidomos të produkteve të peshkut, na duket pak çudi që Dredha zgjedh peshkun e Tiranës. Paparaci ynë e ka shkëputur këtë foto, nga momentet, ku politikani është duke blerë peshkun në një nga dyqanet e Tiranës. Jemi të sigurt që pasi e ka provuar, edhe Ermali e ka bërë diferencën me peshkun që zakonisht ha në qytetin e tij.

ermal dredha1 ermal dredha2 ermal dredha3

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →