Fotot nga paparazzi/ Manjola Nallbani, e fiksuar pas ëmbëlsirave, por gjithnjë në top-formë! Këngëtarja s’heq dorë nga çantat luksoze

fotot nga paparazzi manjola nallbani e fiksuar pas embelsirave por gjithnje ne top forme kengetarja sheq dore nga cantat luksoze



































Është e pamundur që Manjola Nallbanin të mos e shikojmë gjithnjë në top-formë dhe plot sharm. Këngëtarja duket se vijon të jetë ndër femrat më me stil në vendin tonë, ku veç fizikut, ka edhe shumë shije në veshjen e saj.

manjola nallbani5

Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë këto ditë vere, në zonën e ish-Bllokut, ku këngëtarja ishte kombinuar me një fustan xhins nën gjuhë dhe një bluzë të zezë poshtë. E natyrisht që kur flasim për Manjolën, e dimë që çantat luksoze nuk kanë sesi mos të jenë pjesë e saj.

manjola nallbani

Por ajo që na tërhoqi vëmendjen këtë herë ishte pikërisht kutia e ëmbëlsirës që artistja mbante në dorë. Duket se si shumë të tjerë, edhe ajo është e fiksuar pas ëmbëlsirave, por që çuditërisht ky ‘huq’, nuk ndikon aspak në fizikun e saj. Këngëtarja shpesh herë poston foto ku shfaqet e veshur me bikini ku nxjerr në pah format e saj perfekte trupore, ndaj dhe ka pasur raste, ku fansat e kanë gjykuar për këtë fakt.

manjola nallbani1

Disa kohë më parë, Manjola vendosi t’u kundërpërgjigjej “ziliqarëve” nëpërmjet një postimi në “Instagram”. Këngëtarja u shpreh se dëshiron që gjithmonë të sjellë versionin më të mirë të vetes së saj dhe dëshiron që dhe njerëzit që e rrethojnë t’i shikojë me admirim. Më tej, Nallbani shtoi se dëshiron të jetë një inspirim vetëm për vajzat e saj dhe theksoi se në rrjetet sociale ajo ka zgjedhur të tregojë pozitivitetin.

manjola nallbani3

“Unë kam një qëllim në jetën time! Duke i qenë mirënjohëse Zotit që ekzistoj, të punoj për të bërë deri sa të kem jetë versionin më të mirë të vetes, së pari në përmbajtje e pastaj në formë! Jam e lumtur që kam dy sy që nuk më dhembin kurrë nëse shoh njerëz të tjerë të realizuar e të bukur. Përkundrazi, kam admirim! Kam një mendje që deri më sot, kurrë s’e kam përdorur për të dëmtuar askënd (pavarësisht inatit e mërzisë), por vetëm për të bërë diçka të mirë më shumë për veten, familjen, po dhe për këdo që ka pasur nevojë për ndihmën time. Kam bindjen dhe nga çfarë lexoj, që ne jemi grimca energjie! Atë që jep, do marrësh.

Nëse do shohësh poshtë (në sensin e energjisë së keqe) do të të merren mendtë e të këputet qafa. Frymëzohem nga ata njerëz që kanë arsye të më frymëzojnë dhe dua që unë të jem inspirim, vetëm për dy qeniet më të shenjta në jetën time, me atë çfarë ato kanë parë e jetuar prej meje çdo ditë të jetës! Të gjithë kemi sëmundje, shqetësime, lodhje, zhgënjime, po në rrjetet sociale unë kam zgjedhur vetëm të qesh”, – shkroi asokohe këngëtarja.

manjola nallbani32 manjola nallbani4

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →