Prej disa javësh kemi parë sesi ministri i ri i Brendshëm mbërrin në Parlament, i shoqëruar me gardistë. Javët e para, teksa situata përpara Parlamentit ishte e tensionuar për shkak të aksionit të opozitës, menduam se ai kishte përforcuar masat e tij për të shmangur ndonjë incident.
Megjithatë, ditët e fundit, opozita vendosi ta mbyllë aksionin përpara Parlamentit. Por Ervin Hoxha, vijon ende që të shoqërohen në çdo hap të tij nga gardistët. Natyrisht që një gjë e tillë është edhe në protokoll, ku ministri i Brendshëm, duhet të shoqërohet nga Garda.
Megjithatë, paraardhësit e tij, kanë zgjedhur që të shfaqen gjithnjë të vetëm, duke mos preferuar të kenë truproja.
Por një gjë e tillë nuk vlen për Hoxhën, i cili ka vendosur që të marrë mbrojtjen që shteti i garanton. Ashtu si duket edhe në foto, gardisti i qëndron vetëm një hap pas, duke e shoqëruar deri tek pjesa e brendshme e Parlamentit.