Fotot nga paparazzi/ Nevina Shtylla heq dorë nga mjetet luksoze, moderatorja lëviz nëpër Tiranë me “Scooter”

fotot nga paparazzi nevina shtylla heq dore nga mjetet luksoze moderatorja leviz neper tirane me scooter








































Vajzat e njohura jemi mësuar t’i shikojmë shpesh me makina luksoze. Në rrjetet sociale, por edhe në të përditshmen e tyre, vajzat nuk kursehen aspak, duke na prezantuar me mjetet që ato ngasin.

nevina shtylla 7

Por ky nuk është rasti i Nevina Shtyllës. Moderatorja e “Portokalli”, duket se për të përditshmen e saj ka bërë një përzgjedhje disi më ekonomike, por edhe më praktike. Paparaci ynë e ka fotografuar brunen simpatike, teksa ka qenë duke i dhënë një ‘Scooter’ në qendër të Tiranës.

nevina shtylla

Krejt komode në përzgjedhjen e saj, Nevina nuk shqetësohet aspak për sytë e kureshtarëve që e shoqërojnë. E veshur tërësisht me të zeza dhe me një çantë të markës “Chanel”, Nevina duket se kursen kur vjen puna për mjetin e transportit, por jo për aksesorët që merr në të përditshmen.

nevina shtylla 1

Mesa duket kjo zgjedhje është jo vetëm ekonomike, por edhe praktike, pasi moderatorja shkurton kështu edhe kohën. Duke marrë parasysh trafikun e Tiranës, ajo ka preferuar që të udhëtojë me këtë mjet, duke kursyer edhe kohën. Prej sa kohësh është në ekran, ajo nuk është identifikuar ndonjëherë si një ndër personazhet që preferon luksin. Gjithnjë me zgjedhje të përtashme me natyrën e saj, Nevina vijon të jetë një imazh që pëlqehet nga publiku.

nevina shtylla 2

Njëherazi ajo vijon të jetë shumë e tërhequr edhe kur vjen puna për jetën private. Prej kohësh, dihet se ajo është në një lidhje të gjatë dhe të konsoliduar, por vetë prezantuesja zgjedhë që mos të ndajë copëza të kësaj historie dashurie në rrjetet e saj sociale, duke preferuar që të mbajë gjithçka sa më private. Duket se ndjekësit e moderatores së njohur, Nevina Shtylla, janë shumë kureshtarë dhe shfrytëzojnë rastin më të parë për të mësuar më shumë rreth jetës private të saj.

Së fundmi në rubrikën “Më pyet” në profilin e saj në “Instagram”, fansat e kanë pyetur shumë se ‘kur do të bëhet mami’.

nevina shtylla 3

“Kur e mendon veten gati për të qenë nënë?”, ishte pyetja që iu drejtuar asaj. Me një përgjigje disi evazive, Nevina vendosi që të përgjigjej: “Besoj se gjithçka ka kohën e vet dhe kur të jetë momenti i duhur do të ndodhë. E rëndësishme është që gjithçka të vijë natyrshëm dhe në mënyrën më të mirë”.

nevina shtylla 4 nevina shtylla 5 nevina shtylla 6

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →