Fotot nga paparazzi/ Pas problemeve, Lorenc Hasrama dhe e dashura dentiste gjejnë qetësi! Çifti nuk fshihet më! Flirti në BBV me Keisi Medini që i tronditi marrëdhënien

fotot nga paparazzi pas problemeve lorenc hasrama dhe e dashura dentiste gjejne qetesi cifti nuk fshihet me flirti ne bbv me keisi medini qe i tronditi marredhenien



































Lorenc Hasrama prej më shumë sesa 1 viti po jeton një histori të bukur dashurie. Vetë këngëtari ka folur kur ishte në “Big Brother” për këtë histori, duke u shprehur se ishte më i dashuruar se kurrë.

lorenc hasrama partnerja6

Vetëm pak muaj më parë, ai publikoi për herë të parë foto me partneren. Nga fotoja e publikuar, dyshja shfaqej të qeshur dhe shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. Por teksa është munduar të mbajë sekret identitetin, bëhet me dije se e dashura e Lorencit quhet Rajna Duzha dhe është me profesion dentiste.

lorenc hasrama partnerja5

Këtë herë ka qenë paparaci ynë që i ka kapur mat në zonën e “Bllokut”, teksa çifti kalon i kapur për dore. Mesa duket, tashmë historia e tyre është konsoliduar dhe dyshja nuk fshihet më edhe për të dalë publikisht. Dyshja u duk se u fut në krizë kur artisti ishte pjesë e “Big Brother”.

lorenc hasrama partnerja4

Një flirt i tij me Keisin, me të cilin kishte pasur edhe një lidhje më herët, e tronditi disi raportin që kishte jashtë. Lorenc Hasrama vendosi që me vullnet të plotë të linte shtëpinë e “BBVA” dhe i ftuar në “Ftesë në 5”, ai foli për përvojën e tij brenda shtëpisë, si dhe foli për të dashurën, me të cilën ka disa muaj i lidhur. Lorenci tha se e dashura jashtë s’e ka përjetuar shumë mirë, por do ta rregullojnë marrëdhënien.

lorenc hasrama partnerja3

“Besoj që janë gjëra që rregullohen. Ne të gjithë bëjmë gabime, qoftë edhe pa dashje, unë i quaj gabime gjithmonë. Për sa kohë, qëllimet e mia nuk kanë qenë të tilla, siç janë dukur në disa momente, ne i mbajmë ato gabime në shpatulla dhe vazhdojmë përpara dhe tregojmë që s’janë ashtu si duken”.

Mes batutave, ai i justifikoi disi ngacmimet me Jorin dhe tha se: “Unë kam qenë tip rrugaçi, por ka ca vite që e kam ndarë mendjen të jem korrekt. Në një moment u duka si jo korrekt në shtëpi, por jo çdo gjë është siç duket”.

lorenc hasrama partnerja2 lorenc hasrama partnerja1 lorenc hasrama partnerja

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →