Javë pas jave kemi komentuar atë që quhet grupimi i Lulzim Bashës. Ndonëse të paktë në numër, demokratët kanë treguar se kanë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.
Pamjet që vinin nga Parlamenti ishin thuajse të njëjta. Basha ishte gjithnjë në krye të grupit të tij dhe të gjithë mbërrinin së bashku në ambientet e Parlamentit. Si një grup i unifikuar, deputetët hynin e dilnin së bashku nga seanca plenare, duke zgjedhur të kalonin pak kohë me kolegët e tyre në ambientet e jashtme.
Por java e fundit ka pasur zhvillime të rëndësishme për këtë forcë, ku vula kaloi me vendim gjykate te grupimi i Berishës. E duket se ky vendim është reflektuar edhe te deputetët e Bashës.
Këtë javë, ata ishin më të paktë në numër dhe pamja ku Lulzim Basha, i cili më parë ‘udhëhiqte’ grupimin e tij, mungoi. Këtë herë ishin pikërisht Alibeaj dhe Arbi Agalliu, të cilët u shfaqën së bashku me dy kolegë të tjerë, duke lënë pas pamjet që deri para një jave ishin shndërruar në një zakon për këtë grupim.
Nderkohe qe shenjat e largimit nga Lulzim Basha i kane dhene deputetet, Kreshnik Çollaku, Erlda Tase Bano po ashtu dhe Flutura Açka ka mbajtur nje qendrim disi ndryshe, duke thene se Partia e saj tashme eshte SPAK.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co