![FOTO+VIDEO/ Mbi 1 orë e gjysmë në rrugë, dhjetëra mjete bllokohen te Shkalla e Tujanit 2 fotovideo mbi 1 ore e gjysme ne rruge dhjetera mjete bllokohen te shkalla e tujanit](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/06/fotovideo-mbi-1-ore-e-gjysme-ne-rruge-dhjetera-mjete-bllokohen-te-shkalla-e-tujanit.jpg)
Nën temperaturat ekstreme të ditës së sotme, dhjetra automjete kanë mbetur bllokuar në rrugën e Arbrit në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit.
Qytetarët e bllokuar aty raportojnë se situata është problematike pasi mes të bllokuarve ka edhe fëmijë e të sëmurë, raporton për Balkan Web, gazetari Enver Doçi.
[embedded content]
I bllokuar ka mbetur edhe një kortezh mortor i cili po lëviz në drejtim të Qarkut Dibër.
Shkak për këtë bëhen punimet për rivitalizimin e aksit ku mjetet e firmës shembin inerte që përfundojnë në asfalt.
Kujtojmë që pak ditë më parë një automjet u godit nga masivi i gurëve teksa po lëvizte në drejtim të Tiranës.
[embedded content]
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co