FOTO+VIDEO/ Pas kryeministrisë, protestuesit hedhin molotov edhe para bashkisë, i vendosin zjarrin! Shtyhen me forcat e policisë

fotovideo pas kryeministrise protestuesit hedhin molotov edhe para bashkise i vendosin zjarrin shtyhen me forcat e policise



































Protesta e opozitës u zhvendos nga kryeministria drejt ambienteve të jashtme të bashkisë së Tiranës. Sapo kanë mbërritur, ata kanë hedhur molotov, duke i vendosur zjarrin derës dhe dritares kryesore të bashkisë, aty ku ndodhet edhe flamuri kombetar.

Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë, të cilat kanë fikur flakët.

molotov para bashkise

Më pas protestuesit janë shtyrë edhe me forcat e policisë të vendosur para bashkise se Tiranës.

perplasje me policine

Kjo është protesta e para kombëtare e opozitës pas asaj të 20 shkurtit. Po ashtu ky tubim vjen pasi Gjykata i dha vulën dhe logon Sali Berishës. Ky i fundit prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Protesta para kryeministrisë mbahet në një kohë që kryeministri Edi Rama ndodhet në SHBA në kuadër të samitit të NATO-s.

molotov 1

protesta para bashkise molotov 11 korrik (1) protesta para bashkise molotov 11 korrik (2) protesta para bashkise molotov 11 korrik (3) protesta para bashkise molotov 11 korrik (4) protesta para bashkise molotov 11 korrik (5) protesta para bashkise molotov 11 korrik (6)

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →