Shqiperia Sport

FOTO+VIDEO/ Shqipëria sfidon kampionët, ndaj Italisë kërkon një mrekulli, Sylvinho dhe Spalletti skicojnë titullarët

fotovideo shqiperia sfidon kampionet ndaj italise kerkon nje mrekulli sylvinho dhe spalletti skicojne titullaret

Në letër, Itali-Shqipëri është një sfidë që nuk ka histori, me “azzurrët” që shihen si favoritë absolut, ku një sukses i tyre vlerësohet me koeficientin 1,33, fundja janë ata kampionët në fuqi, por futbolli nuk është një shkencë ekzakte, historia na ka vërtetuar se gjithçka mund të ndodhë. Pa presion e një përfaqësueseve si Italia, Shqipëria nuk zbret në fushë e dorëzuar, përkundrazi, ekipi i Sylvinho-s është i karikuar në maksimum, në top formë dhe të vetëdijshëm se nga pas kanë miliona tifozë shqiptarë që besojnë se ky ekip, ky grup mund të ndalë Italinë e Spallettit, mund të bëjnë rezultat.

Në konferencë për shtyp, Sylvinho foli me respekt për Italinë, por u shpreh gjithashtu i bindur se ekipi i tij mund të marrë pikë. Në mendjen e tij, tekniku brazilian ka projektuar formacionin “anti-azzurr”, e shqetëson vetëm porta, ndërsa pritet të luajë me formacionin e tij “tip”, 4-2-3-1.

Formacioni
Formacioni

I qartë në lidhje me formacionin është edhe Luciano Spalletti, për më tepër që arriti të rikuperojë në kohë lojtarë si Barella dhe Frattesi. Me të njëjtën skemë si Sylvinho, faza ofensive e Italisë pritet të formohet nga Chiesa, Frattesi, Pellegrini në mbështetje të Scamacca.

[embedded content]

Atmosfera në Dortmund pritet të jetë elektirizuese, ku në “Iduna Parak” pritet të jenë afro 50 mijë tifozë kuqezi për të mbështetur ekipin e Sylvinho-s kundër kësaj tabuje të madhe, Italisë, skuadër që në katër përballje kemi pësuar 4 humbje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts