Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Presidenti francez, Emmanuel Macron, po bën sipas tij një gabim serioz duke promovuar idenë e një shteti palestinez, ndërsa dënoi sjelljen e djalit të tij, Yair, i cili ofendoi presidentin francez në Twitter.
“Presidenti Macron po bën një gabim të rëndë duke vazhduar të promovojë idenë e një shteti palestinez në qendër të tokës sonë, një shtet, aspirata e vetme e të cilit është shkatërrimi i Izraelit”, shkroi Netanyahu në platformën e mediave sociale X, duke reaguar ndaj deklaratave të fundit të kreut të shtetit francez.
Kryeministri izraelit dënoi gjithashtu atë që tha djali i tij, Yair, i cili ofendoi Emmanuel Macron në një postim në Twitter.
“Unë e dua djalin tim Yair, një sionist i vërtetë që kujdeset për të ardhmen e vendit. Ashtu si çdo qytetar, ai ka të drejtën e mendimit të tij personal, edhe pse toni i përgjigjes së tij ndaj postimit të presidentit Macron që bën thirrje për krijimin e një shteti palestinez është i papranueshëm për mua,” shkroi Benjamin Netanyahu
“Ne nuk do të rrezikojmë ekzistencën tonë për shkak të iluzioneve që nuk janë të lidhura me realitetin dhe nuk do të pranojmë predikime morale për krijimin e një shteti palestinez që do të rrezikonte ekzistencën e Izraelit, nga ata që kundërshtojnë pavarësinë e Korsikës, Kaledonisë së Re, Guinesë Franceze dhe territoreve të tjera, pavarësia e të cilëve nuk do të rrezikonte Francën”, shkruan Benjamin Netanyahu.
Macron mund të njohë shtetin e Palestinës
Emmanuel Macron njoftoi më 9 prill se vendi i tij mund të njohë shtetin Palestinez në qershor, me rastin e konferencës që ai do të bashkëkryesojë me Arabinë Saudite, në Nju Jork.
“Ne duhet të shkojmë drejt njohjes dhe për këtë arsye, në muajt e ardhshëm do ta bëjmë këtë,” tha ai. “Qëllimi ynë është diku në qershor, kur ne, me Arabinë Saudite, do të kryesojmë këtë konferencë për Palestinën, ku mund të finalizojmë këtë lëvizje të njohjes reciproke nga shumë njerëz”, shtoi ai.
–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co