Franca do të përballet me një problem jo edhe aq të vogël para fillimit të Euro 2024. Portieri Majk Menja, i ndalur prej disa javësh për shkak të problemeve muskulore, duket se nuk do të mund të kthehet në fushën e lojës për javën e fundit të kampionatit me Milanin.
Sipas mediave franceze, portieri ka lënë pas shqetësimin muskulor, por në stërvitjen e fundit ka pësuar një dëmtim në një gisht të dorës. Një problem ky për portierin francez, i cili ka lënë stërvitjen dhe tashmë do u nënshtrohet testeve më specifike për të mësuar situatën e tij dhe sa do të zgjatë rikuperimi.
Menja vlerësohet si portieri titullar i Francës, por pasi humbi Botërorin 2022 për dëmtim, ai tashmë rrezikon të përballet me të njëjtën situatë edhe në Europianin 2024, që do të ishte një goditje shumë e madhe për portierin 28-vjeçar.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co