Shteti francez do të ngrejë një padi kundër një adoleshenteje muslimane, e cila dyshohet se akuzoi në mënyrë të rreme drejtoreshën e shkollës se e kishte goditur gjatë një debati të ashpër, sepse ajo këmbënguli të mbante shaminë e saj.
Sipas BBC, drejtoresha – emri i të cilit nuk është bërë i ditur – kërkoi nga tre studente në fund të shkurtit që të hiqnin shamitë e tyre , të cilat janë të ndaluara sipas ligjit francez. Dy nga vajzat respektuan udhëzimin, por e treta ka reaguar ashpër, duke shkaktuar një përplasje të ashpër verbale. Kjo vajzë më vonë ka pohuar se mësuesja e ka goditur, por gjatë hetimeve të kryera nga autoritetet nuk u gjet asnjë provë për një gjë të tillë.
Në ditët pas sherrit, drejtoresha mori kërcënime me vdekje në rrjetet sociale dhe njoftoi dorëheqjen.
Kërcënimi i dhunës nga ekstremistët myslimanë po merret jashtëzakonisht seriozisht në shkollat franceze pas sulmeve vdekjeprurëse ndaj dy mësuesve. Kujtohet se Samuel Paty u vra në periferi të Parisit në vitin 2020 dhe Dominique Bernard humbi jetën në shkollën ku jepte mësim në Arras pesë muaj më parë.
Dy persona janë marrë në paraburgim në lidhje me kërcënimet e fundit të marra nga drejtoresha e cila dha dorëheqjen “për të mbrojtur veten dhe shkollën”, thuhet në letrën e tij. Ndonëse nuk bëhen të ditur emrat e të arrestuarve, bëhet fjalë për persona që nuk kanë lidhje me shkollën, siç sqaroi Ministria franceze e Arsimit.
Në komente, kryeministri francez Gabriel Attal njoftoi se shteti do të ngrente padi ndaj vajzën për pretendimet e saj të rreme, ndërsa politikanët si nga e djathta ashtu edhe nga e majta shprehën zemërim që karriera e një mësueseje të respektuar u mbyll para kohe nga një fushatë urrejtjeje në internet.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co