Francë, ‘’legjislacioni” i ri do të kufizohet vetëm për të rriturit me sëmundje të pashërueshme”, Macron shpall ligjin e ri mbi eutanazinë

france legjislacioni i ri do te kufizohet vetem per te rriturit me semundje te pasherueshme macron shpall ligjin e ri mbi eutanazine
france legjislacioni i ri do te kufizohet vetem per te rriturit me semundje te pasherueshme macron shpall ligjin e ri mbi eutanazine

Presidenti francez Emmanuel Macron do të paraqesë një projekt-ligj për vdekjen e asistuar në parlament në muajin maj.

Presidenti Macron deklaroi se ‘’legjislacioni i ri do të kufizohet vetëm për të rriturit që vuajnë nga një sëmundje e pashërueshme, të cilët pritet të vdesin në një periudhë afatshkurtër ose afatmesme” si dhe ata që ‘’vuajnë nga dhimbje fizike ose psikologjike të patrajtueshme”.

Masa mund ta bëjë Francën vendin e ardhshëm evropian që legalizon eutanazinë për pacientët me sëmundje terminale.

Deri më tani, një ligj francez i vitit 2016 i lejon mjekët të mbajnë pacientët me sëmundje terminale të qetësuar para vdekjes, por nuk lejojnë asistimin e vetëvrasjes dhe eutanazisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →