Francë, qeveria i hap rrugën ashpërsimit të ligjit për emigrantët

france qeveria i hap rrugen ashpersimit te ligjit per emigrantet
france qeveria i hap rrugen ashpersimit te ligjit per emigrantet

Qeveria franceze është shprehur se do të miratojë një ligj të diskutueshëm lidhur me emigracionin “në orët e ardhshme”, pavarësisht se shumë nga masat janë shpallur të pavlefshme.

Shumica e 35 masave të refuzuara nga Këshilli Kushtetues i Francës iu shtuan projektligjit për shkak të presionit të krahut të djathtë dhe të ekstremit të djathtë.

Megjithatë ligji i ri nënkupton ende një ashpërsim të rregullave të emigracionit pasi të huajt ligjërisht në Francë tani mund të deportohen nëse marrin dënime penale.

Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin tha se Këshilli Kushtetues kishte vërtetuar të gjitha masat e qeverisë dhe tani ishte koha për të vënë në praktikë ligjin.

“Republika nuk do të ketë pasur kurrë një ligj kaq të ashpër sa ky,” i tha ai kanalit televiziv francez TF1 të enjten mbrëma.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →