Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi i ftuar në “Open” në News 24, tha se Fredi Beleri ishte arrestuar me urdhër të Edi Ramës.
“Nuk kam ndonjë konsideratë për Belerin si kandidat. Do të votoja kundër në Himarë po të isha edhe pse është kandidati i Opozitës së Bashkuar. Ky është konstatimi im individual. Opozita mund të gjente kandidatë të pa kontestueshëm.
Beleri është i arrestuar nga Edi Rama. Nëse nuk do të ishte angazhuar kryeministri, Beleri do të ishte kryetar bashkie. Rama ka deklaruar se do të merrte personalisht me të dhe pas këtij artikulimi menjëherë janë vënë në lëvizje strukturat e policisë. Është e vërtetuar që ka qenë inskenim, një kurth nga policia, për ta arrestuar publikisht dhe për të bërë shou. Ai u mbajt padrejtësisht një vit në paraburgim.
Nëse do të ishte në paraburgim do t’i ndodhte një problem shëndetësor i rëndë, a do ta çonin në spital me roje? Ashtu duhet ta lejonin që të betohej. Duket se ishte e paravendosur që Beleri të arrestohej dhe dënohej. Është një i arrestuar politik sepse nuk donte që ta linte që Bashkia e Himarës të drejtohej nga Beleri”, tha Baçi.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co