Bota Shqiperia

“Frida Krifca dha milionat euro të BE për resorte turistike dhe vila luksoze”- Sali Berisha: Ajo nuk shpëton, procesi është nën hetim nga evropianët

frida krifca dha milionat euro te be per resorte turistike dhe vila luksoze sali berisha ajo nuk shpeton procesi eshte nen hetim nga evropianet













































Sali Berisha solli në vëmendje abuzimet me fondet e Bashkimit Evropian për bujqësinë, në kohën kur ministre ishte Frida Krifca.

berisha krifca

Gjatë takimit me banorë të Baldushkut në Tiranë, kryedemokrati u shpreh se procesi është nën hetim evropian dhe se ish ministrja nuk shpëton dot.

Sipas tij, 130 milionë eurot e BE dhënë për bujqësinë shqiptare, Frida Krifca ia dha biznesmenëve për resorte dhe vila luksoze.

Berisha: Ata i dhanë Shqipërisë një shumë 130 mln euro për fermerët, për subvencione për impiante përpunimi, pra për qëllime bujqësore dhe blegtorale. Çfarë ndodhi? Ndodhi që ministrja filloi të hajë dardha. Nuk e kapën këta, por e kapi BE -ja Krifcën. Krifca ato milionat euro nuk i dha për bujqësinë, por ia dha biznesmenëve për resorte turistike, për vila luksoze.

Hetuesit evropiane erdhën dhe e hetuan, e ndërprenë ndihmën dhe procesi është në hetim. Nuk shpëton ajo. Edi Rama në vend që ta ndëshkonte për këtë skandal të madh, e mori këshilltare në zyrat e tij. Kjo do të thotë se dardhat i kishte ngrënë me Ramën. Ata kanë dardha sepse shohin Rama duke ngrënë gjithë ditën dardha.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts