“Frikacak…”/ Arbër Hajdari i ashpër me Albi Nakon: I shkove mbrapa Romeos për t’i shpjeguar një fjalë! Banori: Koha do ta tregojë…

frikacak arber hajdari i ashper me albi nakon i shkove mbrapa romeos per ti shpjeguar nje fjale banori koha do ta tregoje

00:59 – 11.02.2024

Frikacak.../ Arbër Hajdari i ashpër me Albi Nakon: I shkove mbrapa Romeos për t’i shpjeguar një fjalë! Banori: Koha do ta tregojë...

frikacak arber hajdari i ashper me albi nakon i shkove mbrapa romeos per ti shpjeguar nje fjale banori koha do ta tregoje
frikacak arber hajdari i ashper me albi nakon i shkove mbrapa romeos per ti shpjeguar nje fjale banori koha do ta tregoje

Opinionisti Arbër Hajdari e ka konsideruar Albi Nakon frikacak për tërheqjen që ka bërë pasi i tha Romeos lojtar që ‘nuk ka këllqe, përdor vajzat si mburojë’.

Sipas Arbrit, nuk ishte e nevojshme që pasi shprehu një mendim të vetin, ti shkonte nga mbrapa Romeos për të bërë paqe më pas. Në kundërpërgjigje, Romeo u shpreh se është absurde një sqarim në këtë situatë. Ndërkohë, Albi duke pranuar me përulje etiketimin frikacak, tha se koha do ta tregojë nëse ai është i tillë apo jo.

Juli: Unë e kam folur dhe me Albin dhe i kam thënë që nuk e kuptoj arsyen pse e ka thënë ‘s’ka këllqe, përdor vajzat si mburojë’ në momentin që kjo nuk vazhdohet. Është thikë me dy presa që mund të kthehet mbrapa. E njëjta gjë vlen edhe për palën tjetër që nuk kërkon llogari.

Ledioni: Të dëgjojmë pak komentin e Arbrit sepse të martën pas asaj batute ai ju drejtua Albit duke thënë ‘mirëseerdhe në Big Brother’. Batutë që signifikonte zgjimin e Albit nga gjumi.

Arbri: Pikërisht, dhe i thash mirëseerdhe sepse vendosi të ndante një mendim të vetin. Por më pas, mënyra se si Albi i shkoi mbrapa Romeos për t’i shpjeguar një fjalë, unë ndër rreshta lexova apo më saktë Arbri mu duk si frikacak. U tërhoq dhe akuzën që i hodhi Romeos, në këtë rast doli se ishte vetë. Atë pa këllqe, unë e kuptoj mirë. Dhe si mashkull, nëse ma thua unë prekem. S’ka nevojë për shpjegim. ‘Ta bëjmë kështu apo ta bëjmë ashtu’, është sikur ti e bëre dhe po doje që ti kërkoje paqe.

Romeo: Unë nuk e kuptoj se çfarë debati të vazhdojë me këtë mor vëlla, sepse është absurde ajo që ka thënë. Çfarë sqarimi mo? Çfarë sqarimi?

Albi: Faleminderit shumë Arbër për etiketimin frikacak. Këtë gjë do ta shohim në vazhdim.

Arbri: Edhe mua do të ma tregojë koha.

Albi: Të gjithëve do të na i tregojë koha.

Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →