Ish-kryeministri Sali Berisha reagon pas vendimit të socialistëve për të mos e thirrur atë në komisionin parlamentar për hetimin e ndërhyrjes në sistemin TIMS.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se deputetët e PS-së u tërhoqën me kërkesë të Edi Ramës.
Reagimi:
Të dashur miq, pseudo-deputetët e partisë së krimit, pasi kishin kërkuar publikisht me datë 2 prill që të dëshmoja para Komisionit Hetimor Parlamentar për sistemin TIMS, me datën 8 prill, në nje akt vetëposhtërimi publik, tërhoqën me urdhër të Ramës kërkesën. Kjo erdhi pasi Rama dhe Olsi u tmerruan kur mësuan se do paraqisja me dokumenta zyrtare nga TIMS dhjetra udhëtimet e Olsi Ramës me Genti Xhixhën, Ermal Hoxhën, Gentian Gjonajn me makinën e drogës me targë: AA653DM por dëshmia ime do të sillte dhe të dhena shkatarrimtare për 142 udhëtimet e Edi Ramës me “Ismailin” e tij dhe llojin e ngarkesave të transportuara në këto udhëtime. Të tmerruar nga Sali Berisha për krimet që kanë kryer. Drejtësia vonon, por nuk harron. Klani Rama me i rrezikshmi klan mafioz në Europë do marrë atë që meriton. #sb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co