“Frikë” nga Mbape, Rodrigo paralajmëron largimin nga Reali

frike nga mbape rodrigo paralajmeron largimin nga reali































Rodrigo Goesh është emri më i lakuar që mund të largohet nga Reali i Madridi për shkak të ardhjes së mundshme të Kilië Mbapesë.

rodrigo

Lojtari 23-vjeçar brazilian me kontratë deri në vitin 2028 ka mohuar gjithmonë se do të largohet…deri më tani. Por në një intervistë të fundit, braziliani sikur ka shfaqur shenja lëkundjeje. Ai e di fare mirë se me Bellingam, Vinicius e Mbape të paprekshëm, ai do të jetë lojtari i sakrifikuar në sulm, pavarësisht besimit të madh që Ançeloti ka te ai.

“DAZN” intervistoi Rodrigon dhe aty, braziliani e la në ajër vazhdimësinë e tij në Madrid dhe madje në një moment foli në kohën e shkuar, sikur të kishte menduar tashmë largimin e tij. I pyetur nëse e do Madridin përgjithmonë, Rodrigo u përgjigj: “po, mirë…”, duke shtuar “gjithçka mund të ndodhë. Unë kam një kontratë këtu, por nuk e di”. “Vitet që kam qenë këtu kanë qenë një kënaqësi për mua”, habiti braziliani, duke folur në të kaluarën. Kur u pyet të mos i nervozonte tifozët e Realit, ai u përgjigj, “jo, jo.

Gjithmonë kam thënë që dua të jem në këtë klub, por le të shohim, se çfarë do të rezervojë e ardhmja”. në fakt, që para mbylljes së sezonit, emri i sulmuesit brazilian ka qarkulluar dendur në merkato, me disa klube në Premier Ligë – Liverpuli në “pole position”, që janë gati t’i ofrojnë një vend nëse ai vendos të largohet nga Madridi. Por, pas fjalëve të dala nga intervista e sulmuesit ka ardhur reagimi i agjentit të tij.

Përfaqësuesi ligjor i lojtarit ka reaguar menjëherë për të gjitha zërat për largimin e Rodrigos nga Madridi. Enturazhi i lojtarit këmbëngul se Rodrigo nuk planifikon në asnjë rrethanë të largohet nga klubi i bardhë dhe se qëllimi i tij i vetëm është të qëndrojë në Madrid për të vazhduar të bëjë histori.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co