Frikë nga përshkallëzimi?/ I jepet fund politikës së deritanishme, BE plan për rindërtimin e kapacitetit ushtarak, Borrell: Paqja s’është më e sigurt!

frike nga pershkallezimi i jepet fund politikes se deritanishme be plan per rindertimin e kapacitetit ushtarak borrell paqja seshte me e sigurt
frike nga pershkallezimi i jepet fund politikes se deritanishme be plan per rindertimin e kapacitetit ushtarak borrell paqja seshte me e sigurt

BE-ja propozoi sot strategjinë e saj të parë industriale të mbrojtjes së BE-së në një përpjekje urgjente për të rindërtuar kapacitetin ushtarak në përpjekje për të shmangur sulmet e mundshme në të ardhmen nga Rusia.

Ky veprim do të shënojë fundin e strategjisë së mbrojtjes në kohë paqeje, situatë e krijuar pas Luftës së Dytë Botërore në Europë, sipas së cilës prodhimi i municioneve dhe pajisjeve  të tilla si tanket duhet të shkatërrohen.

Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së, tha gjatë prezantimit të strategjisë së re të Komisionit se “paqja nuk është më e sigurt” dhe agresioni rus ka krijuar një situatë ku shihet urgjente rritja e kapaciteteve të mbrojtjes.

Ndërkohë, Thierry Breton, komisioneri i tregut të brendshëm të BE-së, ka theksuar se rritja e bazës industriale të mbrojtjes të Evropës është e një rëndësie jetike.

Propozimi i sotëm vjen pesë vite pas propozimit të presidentit francez Emmanuel Macron, mbi krijimin e një ushtrie europiane, pasi kjo krijonte pavarësi në fushën e mbrojtjes së BE.

Zyrtarët në Komisionin Evropian thanë se ata ishin në gjendje të “ndreqin” mungesën e një politike të mbrojtjes në dy vitet e fundit, por kishin identifikuar tre boshllëqe, duke përfshirë një “gropë” të madhe financiare.

Zyrtarët llogaritën se nëse blloku do të kishte shpenzuar 2% të PBB-së së tij për mbrojtje në 15 vitet e fundit, do të kishte shpenzuar 1 trilion euro.

“Kjo jep një ide të resurseve financiare që nevojitet”, tha zyrtar.
Fondet e menjëhershme që shpresohen të sigurohen me marrëveshje të përbashkët të shteteve anëtare, janë 1.5 miliardë euro, por komisioneri i mbrojtjes Thierry Breton ka deklaruar se është i nevojshëm një buxhet rreth 100 miliardë eurosh.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →