Bota Shqiperia

Frikë për luftë rajonale/ Izraeli për të tretën ditë radhazi sulme ajrore mbi Liban, raketat e Hezbollahut mbërrijnë në Tel Aviv

frike per lufte rajonale izraeli per te treten dite radhazi sulme ajrore mbi liban raketat e hezbollahut mberrijne ne tel aviv
frike per lufte rajonale izraeli per te treten dite radhazi sulme ajrore mbi liban raketat e hezbollahut mberrijne ne tel aviv

Izraeli ka rinisur bombardimet ajrore për të tretën ditë radhazi në Libanin jugor, raporton Agjencia Kombëtare e Lajmeve Libaneze

“Që nga ora 05:00 (koha lokale), avionët luftarakë armik nisën sulmet kundër sektorëve të ndryshëm të Libanit jugor”, tha agjencia, duke shtuar se kishte viktima, por pa specifikuar numrin e tyre.

Nga ana e tjetër, forcat e armatosura izraelite njoftuan më herët sot se sistemet e mbrojtjes ajrore në detyrë kishin kapur një raketë që ishte pikasur duke kaluar kufirin pasi u qëllua nga Libani, pak pasi sirenat paralajmëruese u dëgjuan në Tel Aviv dhe pjesë të territorit qendror izraelit

Nuk raportohet për viktima apo dëme, ndërsa sipas forcave të armatosura nuk ka asnjë ndryshim në udhëzimet e mbrojtjes civile.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts