Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë turneun europian të grupmoshës U-16 “UEFA Development” për djem. Ky turne do të zhvillohet në vendin tonë në datat 1-7 mars dhe të gjitha ndeshjet do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”.
Përveç Shqipërisë U16 në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Kosovës U16, San Marino U16 dhe Belize U16. “UEFA Development” është një turne zhvillimor që i jep mundësinë kuqezinjve të vegjël të masin forcat me bashkëmoshatarët e tyre dhe për ekipin e drejtuar nga trajneri Ardi Behari do të jetë një mundësi shumë e mirë për të treguar vlerat në fushën e lojës.
Sa i përket kalendarit, ndeshjet e para të këtij turneu do të zhvillohen në datën dy mars. Takimi i parë i ditës në “Shtëpinë e Futbollit” do të jetë San Marino-Kosova, që do të luhet në orën 11:30. Më pas, Shqipëria do të përballet me Belizen në orën 14:30.
Ndeshjet e dyta të turneut “UEFA Development U-16” do të zhvillohen më datë 4 mars. Takimi i parë i ditës në “Shtëpinë e Futbollit” do të jetë Belize-San Marino në orën 11:30, ndërsa Shqipëria dhe Kosova do të përballen së bashku në orën 14:30.
Turneu “UEFA Development U-16” do të ulë siparin më datë 7 mars me ndeshjet e fundit. Sfida e parë në “Shtëpinë e Futbollit” do të jetë Kosovë-Belize në orën 11:30, ndërsa Shqipëri-San Marino do të luhet në orën 14:30.
Më poshtë kalendari i plotë i ndeshjeve
San Marino-Kosovë 02.03.2024 Shtëpia e Futbollit, ora 11:30
Shqipëri-Belize 02.03.2024 Shtëpia e Futbollit, ora 14:30
Belize-San Marino 04.03.2024 Shtëpia e Futbollit, ora 11:30
Shqipëri-Kosovë 04.03.2024 Shtëpia e Futbollit, ora 14:30
Kosovë-Belize 07.03.2024 Shtëpia e Futbollit, ora 11:30
Shqipëri-San Marino 07.03.2024 Shtëpia e Futbollit, ora 14:30
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co