FSHF në bashkëpunim me EPPC organizojnë trajnim tre ditor me temë “Marrëdhëniet në punë & Komunikimi”

fshf ne bashkepunim me eppc organizojne trajnim tre ditor me teme marredheniet ne pune komunikimi
fshf ne bashkepunim me eppc organizojne trajnim tre ditor me teme marredheniet ne pune komunikimi

Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me EP & Partners Consultancy (EPPC) ka organizuar një trajnim treditor me temë “Marrëdhëniet në punë & Komunikimi” në ambientet e stadiumit “Air Albania”.

Në këtë trajnim morën pjesë trajnerët e ekipeve Kombëtare për djem dhe vajza, disa prej trajnerëve të ekipeve përfaqësuese rajonale për djem dhe vajza, si edhe përgjegjësi i sektorit të video-analizës në FSHF, Alarico Rossi dhe dy përgatitësit atletikë të Kombëtares shqiptare, Luca Laurenti dhe Iris Selimi.

Ky trajnim ka si qëllim të ndihmojë në rritjen e motivimit dhe cilësisë së komunikimit në punë si edhe për të kuptuar se çfarë është e nevojshme për të qenë i suksesshëm në marrëdhëniet në punë. Gjatë trajnimit u diskutuan edhe disa tema të tjera që kanë të bëjnë me rëndësinë e marrëdhënieve efektive në punë dhe përfitimet e zhvillimit të marrëdhënieve pozitive midis kolegëve.

Gjithashtu trajnimi u fokusua në zhvillimin e aftësive kyçe të komunikimit, të cilat janë thelbësore për një seancë stërvitore të suksesshme, duke përfshirë dëgjimin aktiv, ofrimin e reagimeve konstruktive, të folurit motivues dhe nxitjen e marrëdhënieve pozitive.

Të gjithë pjesëmarrësit ishin aktiv në diskutimet që u zhvilluan dhe në fund u pajisën me certifikatën e pjesëmarrjes dhe raportin e analizës Extended DISC.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →