FSHF organizon turneun e veçantë për veteranët në “Shtëpinë e Futbollit”, marrin pjesë Shqipëria, Hanover & Flamurtari

fshf organizon turneun e vecante per veteranet ne shtepine e futbollit marrin pjese shqiperia hanover flamurtari
fshf organizon turneun e vecante per veteranet ne shtepine e futbollit marrin pjese shqiperia hanover flamurtari

Më datë 23 mars në “Shtëpinë e Futbollit”, FSHF do të organizojë një turne të veçantë ku do të zbresin në fushën e lojës veteranët e futbollit. Në këtë turne i cili do të jetë në formën e një triangolare do të marrin pjesë, Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë, ekipi i veteranëve të Hanover-it dhe ekipi i veteranëve të Flamurtarit.

Në total në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” do të luhen tre takime. Turneu do të startojë në orën 12:00 me ndeshjen e parë, Shqipëri-Hanover. Më pas do të luhet ndeshja, Flamurtari-Hanover dhe turneu do të ulë siparin me sfidën, Shqipëri-Flamurtari.

Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë që drejtohet nga trajneri Sulejman Mema ka nisur nga puna për t’u përgatitur për këtë turne, teksa në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” janë kryer disa seanca stërvitore por edhe ndeshje kontrolli, në mënyrë që lojtarët të jenë në formë sa më optimale për të marrë pjesë në ndeshjet që do të organizohen mes veteranësh.

FSHF po punon për të zyrtarizuar edhe një ndeshje miqësore për Kombëtaren e veteranëve të Shqipërisë, që mund të zhvillohet në muajin prill.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co