Bota

Fshiu SMS-të që kishte shkëmbyer me efektiven, arrestohet i dashuri i polices 21-vjeçare që vrau veten me armën e shërbimit! Ja për çfarë akuzohet

fshiu sms te qe kishte shkembyer me efektiven arrestohet i dashuri i polices 21 vjecare qe vrau veten me armen e sherbimit ja per cfare akuzohet































Është arrestuar i dashuri i polices 21-vjeçare, Aldorjana Loshi, e cila vrau veten me armën e shërbimit pasditen e djeshme (24 Maj) në rrugën “Todi Shkurti” në Tiranë.

WhatsApp-Image-2024-05-24-at-20.18.02

28-vjeçari me iniciale E. N., raportohet se pas partnerja e tij 21-vjeçare ka qëlluar veten ka shkuar në banesë ku e ka gjetur të pajetë. Fillimisht ai ka fshirë mesazhet që kishte shkëmbyer me efektivin e policisë në telefonin e saj dhe më pas ka telefonuar policinë për ngjarjen e ndodhur.

Babai i 28-vjeçari mësohet se ishte gjithashtu efektiv policie dhe punonte në të njëjtin komisariat me të dashurën e tij.

28-vjeçari me iniciale akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes, më 24 maj, rreth orës 18:30, në rrugën “Todi Shkurti”.

Efektivja Aldorjana Loshi, prej një viti e gjysëm punonte në komisariatin e policisë nr.5 në Kamëz dhe nuk kishte shfaqur asnjë shenjë depresioni.

Debati me të dashurin dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që mund ta ketë çuar 21-vjeçaren drejt këtij akti të rëndë.

Aldorjana Loshi

Njoftimi i policisë: 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën “Todi Shkurti”, është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts