Dortmund ka koleksionuar fitoren e 3-të radhazi, pasi mundi 3-1 Bochum në “Signal Iduna Park”.Portieri i mysafirëve, Riemann shkaktoi penallti në minutën e shtatë, 11-metërsh i ekzekutuar në mënyrë të përkryer nga Fullkrug. Nico Schlotterbeck, në përpjekje për të larguar topin realizoi autogol në minutën e 45-të, duke komplikuar shumë ndeshjen për verdhezinjtë.
Gjithsesi, të besuarit e Terzic kaluan përsëri në epërsi me sulmuesin gjerman Fullkrug, në të 72-tën. Fullkrug kompletoi tripletën në minutën e 90-të, me golin që erdhi nëpëmjet penalltisë.
Dortmund fiton shumë terren dhe aktualisht renditet në vendin e katërt me 36 pikë. Bochum i vendit të 14-të ka 20 pikë.. Gjatë ditës është mbajtur edhe takimi Union Berlin-Darmstadt, i përfunduar në shifrat 1-0.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co