Fundi i flluskës, Spanja me merkato “low cost”! La Liga vlerëson se klubet do të shpenzojnë rreth…

fundi i flluskes spanja me merkato low cost la liga vlereson se klubet do te shpenzojne rreth





































Në verë, nënshkrimet e lojtarëve nga klubet e futbollit janë pothuajse aq të dëshiruara si dielli dhe plazhi nga fansat. Afrimet janë shpresa e madhe e tifozëve dhe, tani për tani, klubet spanjolle janë duke i përmbushur pritshmëritë e tyre.mbapeDeri më tani në merkaton e verës, klubet spanjolle kanë zyrtarizuar afrimin e 77 futbollistëve të rinj. Deri më tani janë shpenzuar 223 milionë euro, që e bën La Liga-n, kampionatin me shpenzimet më të ulta ndër ligat kryesore në Europë. Skuadrat e Primera Division hezitojnë të shpenzojnë në një merkato, ku janë paguar transferta dhe paga të tepruara vitet e fundit. Një inercie që klubet besojnë se do t’i vijë fundi dhe që nga kjo verë flluska e famshme e futbollit do të shpohet ose të paktën do të shfryhet. “Flluska i përket Premier Ligës”, shpjegon për “AS”, Havier Gomez, drejtor i përgjithshëm i La Liga-s dhe babai i kontrollit ekonomik spanjoll.

Ai vijon: “E gjithë kjo është nxitur nga shtytja që Premier Ligës i është dashur të shpenzojë më shumë se sa ka krijuar të ardhura. Tani, kjo flluskë duket se po kthehet në realitet dhe ky trend duhet të vazhdojë.” A do të thotë kjo se shpenzimeve të tepruara të Premier Ligës po i vjen fundi? Tani për tani, anglezët kanë shpenzuar pothuajse një të tretën më pak se një vit më parë, situatë e ngjashme me atë të Francës. Edhe pse ka edhe një muaj deri në mbylljen e afatit kalimtar. Kur flitet për të ardhmen e tregut, të gjithë sytë janë te Anglia, ku kontrolli ekonomik ka filluar të zbatohet për të shmangur këto shpenzime të ekzagjeruara. Në dimër, kur u njoftuan sanksionet e para për anashkalimin e “fair play”-it financiar (Evertonit iu zbritën tetë pikë) dhe hapjes së hetimeve ndaj Mançester Sitit, shpenzimet ranë nga 843 në 137 milionë euro brenda një viti. Tani është koha për të parë nëse kjo tendencë do të vazhdojë në merkaton e verës. Megjithëse investimi i tyre në lojtar tashmë i kalon 1 miliard, është ende larg nga pothuajse 2,8 miliard eurove të sezonit të kaluar. Në Spanjë, klubet kanë shtrënguar rripat vitet e fundit për shkak të krizës që rrjedh nga “COVID-19”.

Tani edhe pa këto ngarkesa ekonomike do ta ruajnë trendin. “Ne do të jemi si vitin e kaluar për sa i përket shpenzimeve. Në të njëjtat nivele. Nga 500 deri në 600 milionë euro gjatë gjithë vitit, duke përfshirë edhe tregun e dimrit. Kjo do të ishte gjëja logjike,” thotë Gomez. Gomez, përveç parashikimit se flluska do të shfryhet, përjashton gjithashtu mundësinë që në Spanjë të ketë një rikthim në trendin e viteve para pandemisë në të cilat La Liga arriti deri në një miliard euro të shpenzuara për afrimin e lojtarëve.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →