Bota

Fundi tragjik për prezantuesin e BBC/ Michael Mosley gjendet i vdekur në ishullin grek, prej disa ditësh rezultonte i zhdukur

fundi tragjik per prezantuesin e bbc michael mosley gjendet i vdekur ne ishullin grek prej disa ditesh rezultonte i zhdukur

































Prezantuesi i BBC, Michael Mosley u gjet i vdekur, dhjetë metra larg plazhit të Agia Marina në ishullin Symi, raportojnë mediat greke.

kerkimet per prezantuesin e bBC

Lajmin e ka konfirmuar edhe kryebashkiaku i ishullit, Lefteris Papakalodoukas.

Raportohet se trupi i tij u identifikua nga pantallonat e shkurtra dhe bluza që kishte veshur. Ai është pikasur nga kamera e ERT, teksa ishte duke filmuar pamjet në det, në zonën po ku zhvilloheshin edhe hetimet.

Dyshimet e para janë se ai është rrëzuar nga një shkëmb. Sipas kryebashkiakut të Symit, “kufoma u gjet në tokë 10 metra larg plazhit”.

“Burri kaloi të gjithë itinerarin, arriti në destinacionin e tij dhe 10 metra larg plazhit u rrëzua… Nuk di çfarë të them… 200 njerëz janë në këtë plazh çdo ditë dhe shumë varka shkojnë e vijnë çdo ditë”, tha kryebashkiaku për SKAI.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts