Teksa fundjavat kanë rritje të numrit të mjeteve që hyjnë dhe dalin nga vendi, nisur edhe nga sezoni i verës duket se fluksi ka rinisur sërish në pikat kufitare të Kapshticës dhe Qafë-Thanës.
Sipas informacioneve nga gazetarja, Lorena Kodra për datën 2 Gusht, në Kapshticë numërohen 4415 shtetas në hyrje dhe 3031 shtetas në dalje.
Ndërsa në pikën kufitare të Qafë Thanës, u numëëruan 6175 shtetas në hyrje dhe 5204 shtetas në dalje.
Ndërkohë që nuk dihet ende se me sa sportele po punohet për të evituar edhe radhën e gjatë, ajo që dihet me siguri është fluksi i shtuar në të dyja pikat kufitare.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co