Fundoset një anije me emigrantë në lumin Drina, ende në kërkim edhe 7 persona

fundoset nje anije me emigrante ne lumin drina ende ne kerkim edhe 7 persona
fundoset nje anije me emigrante ne lumin drina ende ne kerkim edhe 7 persona

Një anije që po bartte emigrantë, të cilët po tentonin të kalonin nga Serbia në Bosnje e Hercegovinë është fundosur në lumin Drina gjatë natës, tha ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq më 22 gusht.

“Mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, policia kufitare në Llubovi u informua nga autoritetet kufitare të Bosnje e Hercegovinës, por edhe nga qytetarët, që gjatë natës një anije me emigrantë është fundosur në Drina. Ata po tentonin ta kalonin lumin nga Serbia nga qyteza Dërllaça në komunën e Llubovisë dhe Orliçit në komunën Zvornikut”, tha Daçiq, sipas njoftimit.

Menjëherë pas këtij njoftimi, pjesëtarët e policisë dhe Departamenti për Situata Emergjente shkoi në vendngjarje dhe po kryhen kontrolle në lumë, thanë autoritetet serbe.

Sipas emigrantëve që dolën në breg, në anijen e fundosur thuhet se ishin 25 persona. Policia, zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit gjetën 18 persona në breg, në mesin e tyre edhe tre fëmijë, tha MBP-ja serbe.

Autoritetet serbe thanë se në kërkime po marrin pjesë policë serbë, pjesëtarë të Departamentit për Situata Emergjte, pjesëtarë të zhytjes në Xhandarmërinë e Serbisë, por edhe zyrtarë nga Bosnja.

Serbia është pjesë e “rrugës ballkanike” përmes së cilët emigrantët kalojnë për të shkuar drejt Evropës perëndimore.

Në dhjetë vjetët e fundit, në lumin Drina kanë humbur jetën të paktën 40 emigrantë, teksa po tentonin ta kalonin atë, sipas të dhënave të Radios Evropa e Lirë deri në shkurt të vitit 2024.

Vitin e kaluar, më shumë se 100.00 emigrantë kanë kaluar përmes Serbisë, apo 12 për qind më pak se në vitin 2022, sipas të dhënave të Komisariatit serb për Refugjatë dhe Migrim.

Nga ky komisariat thanë më 2 gusht se numri i emigrantëve që kanë kaluar përmes Serbisë këtë vit është 80 për qind më i ulët sesa më 2023./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →