Hetimet për vdekjen e Mike Lynch, vajzës së tij dhe dy miqve do të hapen sot, më shumë se një muaj pas vdekjes së tyre tragjike kur superjahti Bayesian i manjatit u fundos më 19 gusht.
Manjati britanik i teknologjisë Mike Lynch, 59 vjeç, vdiq në stuhinë e frikshme në brigjet e ishullit italian, së bashku me vajzën e tij 18-vjeçare Hannah, katër pasagjerë të tjerë si dhe kuzhinierin e anijes.
Hetimet për vdekjen e Dr Lynch, Hannah, kryetarit të bankës Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer, 70 vjeç, dhe gruas së tij 71-vjeçare, Judy Bloomer, do të hapen në Gjykatën e Koronerëve të Suffolk.
Në një dokumentar të ri të ITV-së, u zbulua një fotografi e Bayesian, e cila u bë nga një pasagjer nga një jaht fqinj 14 minuta para katastrofës.
Nga pamjet duket se një derë në bykun e superjahtit ishte e mbyllur, duke kundërshtuar pretendimet se gabimisht ekujpazhi e la të hapur dhe kjo shkaktoi përmbytjen e jahtin 56 metra.
Kapiteni i një varke pranë Bayesian ka përshkruar si të tmerrshëm momentin e fundosjes së superjahtit në Siçili.
Një prej zhytësve që ishin pjesë e ekipeve të shpëtimit, i cili mori pjesë në kërkimin e viktimave të Bayesian, tha se u desh shumë kohë për të gjetur vajzën e Mike Lynch, Hannah, për shkak të “madhësive të saj të vogla”.
Ai shtoi se zbulimi i 18-vjeçares kishte qenë veçanërisht shkatërrues, duke pasur parasysh moshën e saj të re.
“Kur jeni duke kërkuar për një fëmijë ose një të ri, kjo ju prek më shumë sesa një i rritur,” tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co