Është identifikuar trupi i pajetë i gjetur pranë jahtit luksoz që u mbyt në brigjet e Siçilisë një ditë më parë, pasi u goditu nga një tornado.
Sipas BBC, besohet se turpi i pajetë i përket shefit të kuzhinës të jahtit, Recaldo Thomas.
Shtetasi kanadezo-antiguan ishte një nga 22 personat në bordin e Bayesian kur u mbyt gjatë një stuhie të dhunshme të hënën.
Ndërkohë, raportohet se zhytësit po përpiqen të arrijnë në kabinat e anijes së fundosur ndërsa kërkojnë për gjashtë pasagjerët e zhdukur, përfshirë sipërmarrësin britanik të teknologjisë Mike Lynch dhe kryetarin e bankës Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer.
Hetuesit britanikë mbërritën në Itali të martën për të vlerësuar se çfarë ndodhi gjatë motit ekstrem që goditi jahtin. Bayesian u përmbys rreth 700 metra nga Porticello, në lindje të kryeqytetit të Siçilisë Palermo, herët në mëngjesin e së hënës.
Nga 22 personat në bord, 15 mbijetuan, duke përfshirë një nënë britanike e cila përshkroi se mbante vajzën e saj mbi sipërfaqen e detit për ta shpëtuar nga mbytja. Deri tani është gjetur vetëm një trup, ai i Recaldo Thomas.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co