Një 31-vjeçar që furnizonte me drogë klientët e lokaleve të natës, u arrestua nga Policia e Durrësit. Policia njoftoi se ka sekuestruar dhjetëra doza kokaine dhe automjeti me të cilin ky shtetas i shpërndante ato.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Shkëlqim Hasa, 31 vjeç, banues në Durrës.
[embedded content]
Nga kontrolli në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, në rrugën “Adria”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza të cilat ky shtetas dyshohet se synonte t’i shiste në lokalet e natës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co