Sport

Futbolli botëror përsëri në kaos, FIFPro dhe Ligat Europiane hedhin në gjyq FIFA-n për Botërorin e Klubeve

futbolli boteror perseri ne kaos fifpro dhe ligat europiane hedhin ne gjyq fifa n per boterorin e klubeve
futbolli boteror perseri ne kaos fifpro dhe ligat europiane hedhin ne gjyq fifa n per boterorin e klubeve

Një tjetër kaos mbërthen futbollin botëror, Këtë radhë janë futbollistët të cilët nuk durojnë dot më dhe kanë hedhur në gjyq FIFA-n dhe presidentin Infantino, për shkak të kalendarit të ri ndërkombëtar dhe Botërorit të Klubeve që po u imponohet.

FIFPro Europe dhe Ligat Europiane, një bashkim i ligave kryesore në kontinent, i janë drejtuar Bashkimit Europian për të tentuar që të ndalojnë zhvillimin e Botërorit të Klubeve të ideuar nga presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino. Në bazën e kërkesës së tyre është ndalimi i një aktiviteti të tillë dhe rishikimi i të gjitha kompeticioneve ndërkombëtare që kanë shtuar numrin e ndeshjeve, si edhe vetë Liga e Kampioneve, duke bërë thuajse inekzistent pushimin për lojtarët.

”Kalendari i ndeshjeve ndërkombëtare është përtej ngopjes dhe është bërë i papërballueshëm për ligat kombëtare, përtej rrezikut për shëndetin e lojtarëve”, shkruhet në kërkesën që do të dorëzohet në gjykatën e Bashkimit Europian. Aty bëhet e ditur se në asnjë moment FIFA nuk ka marrë për bazë si palë në bisedime lojtarët dhe ligat, duke vendosur vetë për ta.

Studimi tregon se Real Madridi këtë vit, për shkak të kalendarit të ri ndërkombëtar, po përballet me një numër absurd ndeshjes, pasi që nga 14 gushti kur nis aktivitete me Superkupën e Europës, deri më 13 korrik kur është finalja e Botërorit të Klubeve, do të jetë i detyruar të luajë plot 72 ndeshje, 10 më shumë se sa një vit më parë, nëse dëshiron t’u shkojë deri në fund turneve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts