Sport

“Futbolli nuk luhet vetëm për para”, Ivan Rakitiç lë milionat e sheikëve, për të luajtur në vendlindjen e tij

futbolli nuk luhet vetem per para ivan rakitic le milionat e sheikeve per te luajtur ne vendlindjen e tij
futbolli nuk luhet vetem per para ivan rakitic le milionat e sheikeve per te luajtur ne vendlindjen e tij

Ivan Rakitiç është shembulli më i qartë që në futbollin e sotëm nuk vlejnë vetëm paratë. Padyshim që ai mund të cilësohet si një përjashtim, me botën e futbollit që po gëlon nga fuqia e parasë, e cila po i minimizon dukshëm dashurinë e futbollistëve për fanellën e ekipit ku luajnë ,megjithatë lëvizje si kjo mesfushorit kroat për në vendlindjen e tij, duke lënë mënjëanë përfitimin financiar për t’u rikthyer të luajë qartazi jo për para, është diçka me shumë vlerë për lojën e futbollit në kohën që po jetojmë, që ia vlen padyshim të nënvizohet.

Gjiganti kroat ka bërë një përforcim të madh dhe në Kroaci po cilësohet si përforcimi më i madh në histori të Superligës kroate. Në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, Rakitic kaloi nga Sevilla te klubi arab Al-Shabab, me të cilin tani ka ndërprerë kontratën për t’iu bashkuar Hajdukut. Rakitic fitonte 15 milionë euro në sezon te Al-Shabab, por ai do ta fitojë një pagë qesharake te Hajduku në krahasim me atë që do të marrë te Hajduku.

Siç është konfirmuar edhe nga mediat kroate, Rakitic do të ketë një pagë vjetore prej rreth 600 mijë eurosh dhe nuk do të jetë as më i paguari në skuadër sepse Marko Livaja me bonuse fiton rreth 1 milionë euro në vit. Mesfushori kroat nuk insistoi për një kontratë të madhe, interesi i tij primar ishte te Kroacia dhe Spliti.
Ivan Rakitic ka nënshkruar kontratë me Hajdukun deri në fund të sezonit të ardhshëm, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts